Pesë kinezë hynë ilegalisht, arrestohet i mituri serb që i shoqëroi

Pesë kinezë hynë ilegalisht, arrestohet i mituri serb që i shoqëroi

Një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hani i Elezit, pasi po shoqëronte pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë.

Siç thotë policia, kjo lëvizje e të kapurve, vijoi për t’u drejtuar më pas në Maqedoninë e Veriut,

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa migrantët janë depërtuar në Serbi.

”Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”.

Related Articles