Pesë persona të lënduar nga aksidenti në hyrje të Prishtinës, policia jep detaje

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në hyrje të Prishtinës, policia jep detaje

Një aksident trafiku rrugor ka ndodhur sot rreth orës 08:45, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Gazetën Enigma se kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Ai ka thënë se personat e lënduar kanë marrë trajnimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë.   Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq  pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.   Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci për Gazetën Enigma.

Related Articles