Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas raporti të policisë, rastet janë të raportuara në Prishtinë, Istog, Deçan, Rahovec dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Pristinë, është ankuar një grua se ka pasë dhunë nga ish-bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Istog më 23 gusht u arrestua një burrë pasi nën ndikim të alkoolit ka ofenduar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një grua është arrestuar në Deçan nën dyshimin se më 24 gusht ka sulmuar prindërit e saj. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Rahovec në të njëjtën datë, është arrestuar poashtu një burrë si i dyshuar për dhunë të ushtruar ndaj gruaj së tij.

Ndërsa Në Mitrovicë të Jugut, një i dyshuar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Gazeta Enigma

Related Articles