Pesë të vdekur dhe 13 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

Pesë të vdekur dhe 13 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve në qytetin e Kharkiv-it.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.

“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e goditura,” raporton transmetuesi publik ukrainas Suspilne.

Kharkivi, i cili ndodhet në verilindje të Ukrainës, është ndër zonat që është përballur pothuajse vazhdimisht me predha gjatë rrjedhës së luftës.

Një numër i madh stacionesh metroje janë kthyer në strehimore në qytet, ndërsa disa banorë tashmë jetojnë nën tokë./Gazeta Enigma/

Related Articles