Pesë të vdekur dhe mbi 2 mijë të infektuar me COVID sot në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe mbi 2 mijë të infektuar me COVID sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer shtatë mijë e 67 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me coronavirus dy mijë e 156 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 1685 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 976, pasuar nga Shkodra me 149, Durrësi 96 etj.

Janë 23.505 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 251.015 raste pozitive, 224.193 janë shëruar, 23.505 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.317 pacientë./A2/

Related Articles