Pesë persona janë vrarë dhe tre janë plagosur në sulmet ruse në rajonin e Donetskut të Ukrainës.
Z yra e prokurorit të përgjithshëm atje ka njoftuar se një çift është vrarë nga granatimet në fshatin Pleshchiivka, shkruan Sky News.
“Tri gra të tjera u vranë në një sulm ndaj ndërtesave private në fshatin Hrodivka”, është thënë tutje në këtë njoftim.
Dy bomba thuhet se janë gjuajtur në fshatin Velyka Novosilka, duke plagosur një burrë dhe gruan e tij brenda shtëpisë së tyre, ndërsa një burrë tjetër është plagosur pas një sulmi në qytetin Zalizne.