Pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në katër raste të ndara.
E këto vrasje ndodhën nëvetëm 10 ditët e fundit në Kosovë.
Më 23 mars, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.
Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.
E më 26 mars, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”. I dyshuari është ende në arrati, sipas njoftimeve zyrtare të deritashme. Në këtë rast u plagos edhe një person tjetër, që sipas mjekëve, është në gjendje stabile. I plagosuri besohet të ketë qenë shënjestra e sulmit, ndërsa personi që vdiq dyshohet se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Më 1 prill, e martë, në orët e mbrëmjes një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra para banesës së tij në Kaçanik. Policia ka njoftuar se rasti është në hetim.