Pesë ushtarë sirianë vriten nga një sulm izraelit në Damask

Pesë ushtarë sirianë vriten nga një sulm izraelit në Damask

Pesë ushtarë sirianë u vranë nga një sulm izraelit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar ushtarak të paidentifikuar, tha se sulmet ndodhën pas mesnatës së të premtes, duke shkaktuar gjithashtu “humbje materiale”. Ai shtoi se disa nga raketat izraelite u rrëzuan përpara se të arrinin objektivat e tyre.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë, duke thënë se nuk reagon ndaj “raportimeve të huaja”.

Sulmi në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut erdhi 10 ditë pasi Izraeli nisi një sulm me raketa në aeroportin verior të Alepos, duke e lënë atë jashtë funksionit për disa ditë. Ky ishte sulmi i dytë në aeroportin e Aleppos brenda një jave.

Related Articles