Pesë vdekje dhe tre raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pesë vdekje dhe tre raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm pesë persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Nga 1 mijë e 325 mostra, vetëm tre raste të reja kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas raportit të së hënës, gjatë 24 orëve janë shëruar 45 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155.272 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5413 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 148.709 pacientë, ndërsa janë 1150 raste aktive.

Related Articles