Pesë vetura kaplohen nga zjarri në Prishtinë

Pesë vetura kaplohen nga zjarri në Prishtinë

Një incident zjarri është raportuar të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku si pasojë janë dëmtuar pesë vetura.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre, ndërsa flakët kanë përfshirë dhe dëmtuar automjetet e parkuara në afërsi.

Policia njofton poashtu se rasti është duke u hetuar.

“ Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  19.12.2025 – NN. Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës. 

Related Articles