Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se data dhe vendi i takimit mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, tashmë janë përcaktuar dhe se Kremlini do t’i shpallë në kohën e duhur, së bashku me administratën e Serbisë.
I pyetur nga agjencia RIA Novosti nëse dihet data e takimit mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë, Peskov është përgjigjur: “Po. Vendi tashmë dihet”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar së fundmi se 25 nëntori është data paraprake për takimin me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin./Gazeta Enigma/