Aston Villa ia ka shkaktuar disfatën e parë Manchester Unitedit pas nëntë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.
Villa me trajnerin e ri, Unai Emery kanë triumfuar 3:1 ndaj “Djajve të Kuq” në stadiumin “Villa Park”.
Vendasit shënuan dy gola të shpejt në minutat 7-të dhe 11-të me Baileyn dhe Dignen për avantazhin e dyfishtë.
Ramsey riktheu Unitedin në lojë me autogol në minutën e 45-të, por kjo ishte e gjitha çfarë arritën mysafirët.
I njëjti futbollist i Aston Villës përmisoi gabimin e tij dhe realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 49-të për ta vulosur njëherit edhe epilogun final.
Manchester United ka 23 pikë në pozitën e pestë. Aston Villa ngritet në vendin e 14-të me 15 pikë.