“Zëdhënësi” i Vuçiqit për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se Albin Kurti, i cili, sipas fjalëve të tij, “qartazi po e humb durimin” përballë “përgjigjes demokratike dhe paqësore” të popullit serb, “po kërcënon dhe kërkon likuidimin e serbëve në barrikada”.
Në të njëjtën kohë, Petkoviq i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar “që të reagojë”, raporton portali serb KosovoOnline.
“Kur e dimë se për çfarë ishte përgatitur në periudhën e kaluar për të përshkallëzuar situatën në terren, ne i marrim shumë seriozisht kërcënimet e tilla”, ka thënë Petkoviq, i cili reagoi ndaj deklaratës së Kurtit dhënë për “The Guardian” i cili ka shprehur shqetësimin se heqja e barrikadave nuk përjashton edhe viktimat.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë urgjentisht ndaj paralajmërimeve ogurzezë të Kurti për profesorë, mjekë, fëmijë, studentë, nëna beqare, punëtorë që mbrojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut ditë e natë nëpër barrikada, të drejtën e tyre për të qëndruar dhe mbijetuar në këto hapësira”, ka pretenduar Pekoviq, njëkohësisht duke i inkurajuar këta njerëz të qëndrojnë nëpër barrikada, megjithëse ai dhe shefi i tij qëndrojnë të sigurt në vilat e nxehta dhe luksoze në Beograd.