Petkoviq: Do të ngrisim ‘fushatën e dhunës së Kurtit’ në seancë emergjente në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Petkoviq: Do të ngrisim ‘fushatën e dhunës së Kurtit’ në seancë emergjente në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Serbia ka kërkuar “seancë emergjente” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, thotë se kjo seancë “do të jetë mundësi që e tërë bota të shohë qartë vuajtjet e popullit serb” në Kosovë.

Duke u thirrur në Rezolutën 12/44, Petkoviq thotë se në këtë seancë do të ngritet “fushata e dhunës së Kurtit” dhe se nëse nuk thirret si seancë “do të jetë asgjë më shumë se një kuptim publik se ligji ndërkombëtar nuk ekziston dhe nuk e detyron askënd”.

Serbia është e bindur se ligji dhe e drejta janë në anën e saj, dhe është e obliguar të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat ligjor, diplomatik dhe politik që ka në dispozicion për të mbrojtur interesat e saj”, ka thënë Petkoviq në një intervistë për Kurir.

Deri më sot vetëm Federata Ruse i ka dalur në krah kërkesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të thirrur “seancë emergjente” në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për situatën në pjesën veriore të Kosovës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, një ditë më parë sa the “Moska është shqetësuar nga eskalimi i dhunës” në veri të Kosovës duke i rënë propagandës se “ka rrezik të menjëhershëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

I ndajmë plotësisht vlerësimet e njëjta me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, duke folur për kërkesën e Vuçiqit që të thirret një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me “situatën e papërballueshme të serbëve në Kosovë”.

Vuçiq duke folur ditë më parë në një konferencë për media tha se do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenerg para se të kërkojë një seancë në KS të OKB-së. Serbia mund të nis “aktivitete të vështira” të paspecifikuara nëse këto dy iniciativa nuk prodhojnë rezultate, ka thënë ai, derisa i binte toneve të ashpra se “gjërat kanë dalë jashtë kontrolle…serbët janë mbështetur për muri”.

Ambasadori rus tha se “ekzistojnë të gjitha arsyet për të konsideruar situatën përmes një seancë speciale në KS të OKB-së me qëllimin e shtensionimit të përnjëmendtë”.

Ne avokojmë që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës 12/44, me transparencë të plotë dhe objektivitet në qasjen ndaj pjesëmarrësve”, ka shkruar në Twitter ambasadori rus.

Vuçiqt përmes një konference për media akuzoi Kosovën “për spastrim të heshtur etnik” teksa njoftoi se do të komunikojë me shefin e NATO-s.

Nuk kemi të drejtë të lejojmë pogrom të mëtejmë, persekutim ose spastrim etnik të popullit tonë”, ka propaganduar ai, derisa “aktivitete” të tila ai quajti i “të planifikuara” dhe “të mirëorganizuara”.

Serbia ka bërë gjithçka që i është kërkuar të bëjë, por nuk ka de-përshkallëzimi, sepse (Qeveria e Kosovës) nuk e dëshiron atë”, tha Vuçiq. “Serbia nuk po përgatitet për luftë, por është e gatshme të mbrojë jetën e njerëzve tanë”.

Related Articles