Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se i përkrah plotësisht dhe i mirëkupton serbët të cilët kanë marrë vendim të ndalin punën në institucionet kosovare.
Ai ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ushtruar dhunë institucionale sistematikisht ndaj serbëve në Kosovë.
“Qëllimi i sotëm i serbëve për të mbrojtur Procesin e Brukselit, në radhë të parë të Asociacionit të Komunave Serbe, si i vetmi mekanizëm i garantuar për formimin e të drejtave kolektive të popullit serb në Kosovë, tregoi se vendimi paqësor dhe demokratik i serbëve për paligjshmërinë e vazhdueshme të Kurtit dhe shkelja e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit është e vetmja përgjigje e mundshme”, tha Petkoviq, shkruan Tanjug.