Petkoviq e quan “kërcënim të hapur” fjalimin e ministrit të ri të FSK-së

Petkoviq e quan “kërcënim të hapur” fjalimin e ministrit të ri të FSK-së

Konferencës së parë për media të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka reaguar i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke propaganduar se ministri i ri kosovar gjoja ka deklaruar se “së shpejti” Forca e Sigurisë së Kosovës “do të operojë në veri”

“Në një kohë kur (Kryeministri i Kosovës) Albin Kurti nxit konflikte dhe shkakton tensione dhe provokime në veri të Kosovës, mesazhet e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedoncit, që FSK-ja do të operojë së shpejti në zonën e veriut, nuk mund të mos kuptohen veçse si kërcënim i hapur”, ka thënë Petar Petkoviq, në një komunikatë për shtyp.

Petkoviq adresimin e Maqedoncit e quajti “kërcitje arshmësh dhe britma luftarësh ndaj popullatës serbe”.

“Ia rikutojmë ministrit që ka qenë pjesë e luftës që të studiojë të gjitha garancitë ekzistuese mbi bazën e të cilave asnjë forcë sigurie e Kosovës nuk mund të hyjë në veri”, ka shkruar Petkoviq.

Related Articles