Ushtuesja e detyrës e shefës së stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj ka reaguar ashpër ndaj një postimi të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ku ky i fundit etiketon me fjalë fyese Presidenten Vjosa Osmani.
“Shefi juaj e quajti Presidenten tonë “mi”, qeveria juaj e krahasoi me “miza” dhe tani ju e quani “qen”. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit”, ka shkruar Hollaj në platformën X duke shtuar se nuk mund të pritet asgjë tjetër nga një shovinist.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq kishte shkruar në platformën X se “Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gënjen si qen!”
“Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur”, kishte shkruar Petkoviq në platformën X.