Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i është ankuar Përfaqësuesit special të BE për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, duke pretenduar se me lëvizjet e fundit, Kosova “ka sjellë marrëdhëniet me Serbinë deri në pikën e vlimit”.
“Pas ngjarjeve të djeshme, Prishtina e ka sjellë dialogun në prag të humnerës dhe është gjithnjë e më e sigurt se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë krejtësisht të pakuptimta. Beogradi është veçanërisht i shqetësuar për mos reagimin e komunitetit ndërkombëtar, i cili vëzhgon në heshtje veprimet e politikanëve shqiptarë, të cilat qojnë në shpërthim të konfliktit, të cilin padyshim Prishtina e dëshiron”, kërcënon edhe Petkoviqi sikur edhe servilët tjerë të Vuçiqit, pasi Kosova vendosi të zbatojë rregullat e njëjta të cilat po i zbaton Serbia ndaj Kosovës vite me radhë.
Ai shtoi se “ajo që është e qartë është se serbët e Kosovës nuk do të lejojnë që të persekutohen, të vriten”.
“Përkundrazi, sot janë më të vendosur se kurrë, se nuk do të tolerojnë që Prishtina të kryejë dhunë institucionale ndaj tyre. Me lëvizjet e fundit, Prishtina i ka çuar në pikën e vlimit marrëdhëniet me Beogradin”, ka përfunduar Petkoviq