Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti “është drejtpërdrejt përgjegjës për “tërbimin e ekstremistëve” me djegien e flamurit serb në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Vlaznimit dhe Trepçës.
Petkoviq përmes një postimi në Twitter ka thënë se kërkon reagim të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me këtë incident.
“Albin Kurti është drejtpërdrejt përgjegjës për tërbimin ekstremist me djegien e flamurit të Serbisë dhe sloganin “Gati për veriun, Mitrovica është Shqipëri” me politikën e tij antiserbe. Mesazhe të tilla ogurzeza dhe tifozeria nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar! Kërkoj një reagim vendimtar nga bashkësia ndërkombëtare!”, ka “urdhëruar” Petkoviq.