Petkoviq nervozohet, e quan Kurtin “Hitler”

Petkoviq nervozohet, e quan Kurtin “Hitler”

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq e ka quajtur “pushtim” hyrjen në objektet e komunave të premten të katër kryetarëve të zgjedhur në veri.

Petkoviq paralajmëroi një “të keqe që po vjen”, ndërsa e quajti “leckë” flamurin e Kosovës, duke thënë se do t’i hedhin “në koshin e plehrave të historisë” të gjithë flamujt e vendosur në objektet komunale.

“Do t’ia kujtoj Kurtit se në njëqind vitet e kaluara në Kosovë janë spikatur flamuj të ndryshëm pushtues, përfshirë atë të Italisë së Musolinit dhe flamurin e Rajhut të Tretë të Hitlerit, por se populli liridashës serb i vendosi të gjithë ata flamuj aty ku i takojnë – në koshin e plehrave të historisë. Kështu do të jetë edhe me flamujt pushtues të Kurtit”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq e ka quajtur “Hitler të vogël” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa tha se shpreson që ai të ndëshkohet.

“Shpresojmë që Hitleri i vogël Kurti të frenohet dhe të ndëshkohet nga mentorët e tij të huaj para se gjërat të shkojnë shumë larg”, tha ai.

Related Articles