Kryesuesi i ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, është deklaruar pas takimit në Bruksel për dinarin.
Petkoviq tha se delegacioni i Beogradit ka treguar përkushtim të plotë në lidhje me këtë çështje, raporton Gazeta “Enigma”.
“Takimi në Bruksel ka treguar se vendimi për Rregulloren e re të BQK-së nënkupton zgjidhje në nivel politik”, ka deklaruar ai.
Në fjalën e tij para gazetarëve Petkoviq tha se fakti që ndodhet në Bruksel, ndryshe nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, “tregon vendosmërinë e Beogradit për zgjidhjen e problemeve me dialog”.
Sipas tij, takimi tregon se vendimi i BQK-së “nënkupton zgjidhje në nivel politik”.
“Prandaj kam qenë këtu, e jo Bislimi. Pasojat e një vendimi të tillë janë politike. Është e vërtetë që dinari nuk është diskutuar kurrë në dialog deri më tani, por duke pasur parasysh se vendimi” i BQK-së “prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”, tha Petkoviqi.
Ai tha më tej se është e rëndësishme të tregohet vendosmëria e plotë, “prandaj delegacioni i Beogradit erdhi në përbërje të plotë dhe theksoi pasojat shkatërruese të vendimit për dinarin”.