Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka konsideruar se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla po friksohet nga posterët e ngjitur të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Në një postim në rrjetin social X, ai ka thënë se për këtë Sveçla po e kërcënon Vuçiqin me arrestim, por që sipas tij, Sveçla vetëm muynd të mburret në rrjetet sociale.
“E para, Kurti nuk kishte guxim të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiqin, ndërkaq , tani Sveçla është frikësuar edhe nga posteret me figurën e Aleksandar Vuçiqit të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim! E vetmja gjë që ai mund të bënë është të mburret nëpër rrjetet sociale”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma