Drejtori i të ashtuquarjturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq ka pretenduar se Policia e Kosovës “nuk e ka lejuar” mbajtjen e liturgjisë ortodokse në Kishën që gjendet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Kryenegociatori serb për dialogun me Kosovën, ka thënë se Kosova e lejon rindërtimin e shtëpisë së Xhafer Devës, por jo edhe liturgjinë fetare.
“Prishtina ndalon serbët të kenë liturgji në kishën e Krishtit Shpëtimtar, por lejon rindërtimin e shtëpisë së bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva. A janë këto vlera për Këshillin e Evropës? Askush nuk duhet t’i mbyllë sytë ndaj dhunës fetare të Albin Kurti?”, ka shkruar Petkoviq.
Para se të deklarohej Petkoviq, në të njëjtën gjë kanë aluduar disa media serbe.
Sipas pretendimeve, tetë zyrtarë policorë “i kanë ndaluar besimtarët ortodoksë të hynë brenda kishës”.
Policia e Kosovës nuk iu është përgjigjur ende pyetjes së Gazetës Express në lidhje me këto pretendime të ngritura.