Petkoviq: Sveçla vizatoi shënjestër në ballë të Rakiqit

Petkoviq: Sveçla vizatoi shënjestër në ballë të Rakiqit

Duke qëndruar besnik propagandës brutale të Vuçiqit ndaj Kosovës, shërbëtori i tij dhe i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti “bëri thirrje për vrasjen e serbëve”, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla “vazhdoi me kërcënimet brutale”.

Në një postim në Twitter, Petkoviq ka pretenduar se “kërcënimet e Xhelal Sveçlës ishin brutale” dhe se me deklaratën e tij ai “vizatoi shënjestër” në ballë të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Pas thirrjes së Kurtit për vrasjen e serbëve, Xhelal Sveçla ka vazhduar me kërcënimet brutale, i cili i ka vizatuar shënjestrën në ballë të Goran Rakiqit. Këto kërcënime janë më të rëndat, sepse Sveçla drejton drejtpërdrejt forcat speciale të Kurtit”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq kërcënon duke t’u drejtuar atyre “që të mos luajnë me jetët e popullit serb në Kosovë”

Related Articles