Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duket ta ketë humbur kontrollin e tij.
Në një valë reagimesh në “Twitter”, ka komentuar edhe vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në veri
Madje, Petkoviq ka shkuar deri në atë masë, sa t’i thotë Sveçlës që ta përgatitë kryeministrin Kurti, sepse në takimin e ardhshëm në Bruksel, e që pritet të jetë më 2 maj, “do t’ia shkul veshët”.
Duke shpërndarë lajme të portaleve propagandistike serbe që operojnë në vendin tonë, ai ka ofenduar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke e apostrofuar si femër.
Më poshtë edhe cicërimat e tij të njëpasnjëshme.