Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se serbët e presin me shumë gëzim dhe padurim vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Ai ka deklaruar se kjo vizitë tregon se serbët e Kosovës nuk janë të lënë anash nga Serbia.
“Gjithashtu, mund t’ju them se kryeministrja mezi pret të vizitojë Kosovën dhe të bisedojë me njerëzit tanë në terren, për t’u përcjellë atyre fjalët e paqes dhe mbështetjes së shtetit të Serbisë. Në çdo krizë, tension, sprovë. Serbët nga Kosova e shohin Beogradin edhe pas gjithë vështirësive që kanë kaluar, kjo vizitë vjen si një përforcim dhe motivim i fuqishëm për ta”,ka thënë Petkoviq, shkruan Kosovonline.