Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petro Petkoviq, i është ndaluar nga institucionet e Kosovës të marrë pjesë në festën e Manastirit të Deçanit.
Sipas deklaratës, gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë më 24 dhe 25 nëntor, Petkoviç është dashur të vizitojë disa familje serbe të rrezikuara në aspektin social dhe të kthyera që të dorëzojë ndihmën shumë të nevojshme.
“Kjo është hera e katërt që autoritetet në Kosovës e pengojnë vizitën e drejtorit të Zyrës në Kosovë. Prandaj, shtrohet pyetja nëse faktorët ndërkombëtarë janë të gatshëm që ta frenojnë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në fushatën e tij destruktive kundër të gjitha arritjeve të Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në Bruksel gjatë procesit të dialogut?”, thuhet në komunikatë.
Zyra vlerësoi se në atë mënyrë “shkelen drejtpërdrejt të gjitha marrëveshjet për lirinë e lëvizjes dhe vizitat zyrtare” dhe se do të informojnë të gjithë faktorët ndërkombëtarë, si dhe ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, i cili sot po viziton Serbinë. Gazeta Enigma.