Petrit Hajdari për drekën e Lladrovcit me Haxhiun: Ranë maskat, PDK-në e kishte trampolinë pushteti

Petrit Hajdari për drekën e Lladrovcit me Haxhiun: Ranë maskat, PDK-në e kishte trampolinë pushteti

Petrit Hajdari që kandidoi për kryetar të komunës së Drenasit nga PDK, shkroi rreth drekës së kryetarit të zgjedhur të kësaj komune Ramiz Lladrovci me Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes.

“Fjala është gjithçka në politikë. Nëse është e vërtetë, koha ia jep vulën, siç po ndodh me fjalët tona. PDK dhe vetëm PDK. S’ka adresa tjera dhe s’çojmë ujë tek askush tjetër”, shkroi Hajdari.

Ai thotë se ‘po bien maskat’ dhe se PDK nuk nënshtrohet kurrë.

“Secili i vjen radha të dëshmohet dhe iu erdhi një nga një. Maskat ranë dhe po qartësohet çdo ditë kush PDK-në e kishte dedikim e besim, e kush veç trampolinë pushteti. Nga britmat se jemi PDK, te thirrmat për thyerje kurrizi e drekat me pushtetin. Megjithatë, rruga vazhdon. Qytetarët shohin e koha është gjyqtari që konfirmon gjithçka”.

“Ne jemi PDK-ja dhe s’nënshtrohemi kurrë. Gënjeshtarëve e mashtruesve udha e mbarë ju qoftë!”, shkroi Hajdari.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lladrovci garoi për Kryetar të Drenasit me iniciativë qytetare dhe fitoi pa balotazh, pasi që PDK-ja nuk e miratoi kandidaturën e tij, por atë të Petrit Hajdarit.

Related Articles