Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka deklaruar se prioritet i padiskutueshëm i tij dhe i ekipit të tij është qytetari i Drenasit, ndërsa programet politike janë vetëm mjete në funksion të shërbimit ndaj tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Hajdari përmes një postimi në profiline tij zyrtar në Facebook ka shkruar se “bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit. Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t’i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton”.
Tutje Hajdari ka theksuar se deputetë, kandidatë e kontribuues të PDK-së, bashkë me qytetarët, janë të bashkuar rreth një programi zhvillimor gjithëpërfshirës.
“Faleminderit shumë të gjithëve për përkrahjen! Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët e Drenasit. Programi zhvillimor i PDK-së i thërret dhe i bashkon të gjithë. Zemra e Drenasit rreh për shërbim” – përfundoi Petrit Hajdari. /Gazeta Enigma/