Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka emëruar Petrit Kryeziun në krye të Prokurorisë në Prizren, si ushtrues detyre.
Emërimi i tij erdhi pas dorëheqjes së Admir Shalës nga kjo pozitë, i cili do të kthehet në Prokurorinë Speciale.
Rekomandimi i Kryeziut për këtë pozitë u bë nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Besim Kelmendi.
“Unë kam marrë një listë të prokurorëve sa i përket vlerësimit të performancës dhe aty kam parë që të gjithë prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurori Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe me pikë është mbi ata që e kanë notën shumë mirë. Kam parë që nuk ka asnjë notë disiplinore dhe mendoj që është prokuror me perspektivë, prokuror që mund të jap kontributin e vet së paku si ushtrues detyre, përderisa ne si këshill të vendosim që të emërojmë një kryeprokuror”, tha Kelmendi gjatë votimit. /Gazeta Enigma