Pezeshkian bisedon me Macronin: Irani do të negociojë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar

Pezeshkian bisedon me Macronin: Irani do të negociojë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka pretenduar se “kërkesat e paarsyeshme” të SHBA-së kanë penguar një marrëveshje në bisedimet e fundjavës midis Uashingtonit dhe Teheranit në Pakistan.

Këtë qëndrim ai e ka shprehur në një telefonatë që të hënën e ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Ne i kemi deklaruar qartë kushtet e armëpushimit dhe mbetemi të përkushtuar ndaj tyre. Kërkesat e tepërta të SHBA-së penguan arritjen e një marrëveshjeje… Irani do të vazhdojë negociatat vetëm brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.”, ka deklaruar Pezeshkian.

Ai ka thënë se kërcënimet e Trumpit rreth Ngushticës së Hormuzit do të ketë pasoja të gjera për botën.

Related Articles