Ukraina dhe Rusia kanë pezulluar negociatat për t’i dhënë fund luftës për momentin.
Negociatori i Kievit, Mykhailo Podolyak, tha në televizionin ukrainas se nuk mund të arrihet përparim në bisedime nëse Rusia nuk e njeh situatën në terren, shkruan Aljazeera.
“Deri më sot, ata jetojnë në një botë ku supozohet se ekziston një nazizëm ukrainas,” tha Podolyak, duke shtuar se ekzistonte vetëm “nazizëm rus”.