Pezullohet nga puna referenti i cili dyshohet për marrje të ryshfetit në Gjykatën e Pejës

Pezullohet nga puna referenti i cili dyshohet për marrje të ryshfetit në Gjykatën e Pejës

Policia e Kosovës, ka njoftuar sot se është arrestuar një zyrtar i Gjykatës Themelore në Pejë për marrje të ryshfetit.

Fjala është për referentin e kësaj gjykate Z.H.

Pas këtij lajmi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se i njëjti është pezulluar nga puna.

“Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Pejë se z. Zenel Hoxha, Referent i lartë në Gjykatën Themelore Pejë, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, bazuar në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil, vendosi: Pezullimin parandalues nga puna dhe detyrat e punës.”, thuhet në njoftim.

Në veprën e lartcekur përveç Z.H ishte i përfshirë është edhe i dyshuari i dytë me inicialet D.SH.

Për këtë të fundit, policia njofton se nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.

Related Articles