Pezullohet përkohësisht Mudryk, rezultoi pozitiv në doping

Pezullohet përkohësisht Mudryk, rezultoi pozitiv në doping

Futbollisti i Chelsat,  Mykhailo Mudryk, është pezulluar përkohësisht nga futbolli.

Kjo për shkak se ai ka rezultuar pozitiv në testin për doping.

Chelsea ka konfirmuar se Federata e Anglisë e ka kontaktuar Mudrykun për gjetjet në testin rutinë të urinës.

“Të dy, klubi dhe Mykhailo e përkrahin plotësisht programin testues të Federatës dhe të gjithë lojtarët tanë, përfshirë Mykhailon, testohen rregullisht. Mykhailo ka konfirmuar kategorikisht se kurrë nuk ka përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar”, thuhet në reagim të Chelseat.

“Mykhailo dhe klubi do të punojnë me autoritetet relevante për të gjetur çfarë ka mundur të nxjerrë këtë gjetje”.

Sipas burimeve të mediumit “Tribuna”, substanca e ndaluar është gjetur në mostrën A, që Mudryk e dorëzoi në fund të tetorit. Rezultatet e mostrës B priten në ditët në vijim, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles