Pezullohet polici që u kap në Merdare nga Policia e Kosovës me 1 milion euro

Pezullohet polici që u kap në Merdare nga Policia e Kosovës me 1 milion euro

Aurel Kaziu, i cili u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Mendares, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

28-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e strukturave të policisë për tri vjet, u kap gjatë transportit të paligjshëm të më shumë se 1 milion eurove së bashku me dy persona të tjerë.

Dyshohet se paratë vijnë nga grupe kriminale, ndërsa ende nuk është e qartë se ku ishin destinuar ato.

Po ashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për përfshirjen e Aurel Kaziut në këtë rast.

Related Articles