Picierno: Shpresoj që Kosova të bashkohet me familjen e madhe të BE-së

Picierno: Shpresoj që Kosova të bashkohet me familjen e madhe të BE-së

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, ka uruar popullin e Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit, raporton Gazeta Enigma.

Në një shkrim në platformën “X”, ajo tha se shpreson që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Kosova sot feston Ditën e saj të njëzetepestë të Çlirimit, e cila përkon me përvjetorin e përfundimit të konfliktit të armatosur pas tërheqjes së forcave serbe të Sllobodan Millosheviqit dhe ardhjes së afërsisht të KFOR-it, forcës paqeruajtëse të Nato-s. Shpresoj që së shpejti të mund ta mirëpres Kosovën në familjen e madhe të Bashkimit Evropian”, shkroi Picierno.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian – gati 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Më 15 dhjetor 2022 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte dorëzuar Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. / Gazeta Enigma/

Related Articles