Nëse keni probleme me peshën e tepërt që depozitohet veçanërisht në bark, bëni këtë pije të fuqishme.
Në mjekësinë popullore ekzistojnë barëra që ndihmojnë në rënien në peshë. Këto janë bimë që përshpejtojnë metabolizmin, dhe ndihmojnë trupin të heqë qafe toksinat e grumbulluara.
Sigurisht, krahas një diete të ekuilibruar dhe aktivitetit fizik, rekomandohet përdorimi i pijeve si çaji jeshil, por edhe pijeve nga bimë të tjera që kanë të njëjtin efekt.
Një prej tyre është qimnoni – një farë e fshehur që e ka origjinën nga Azia Jugore. Farat e tij përdoren kryesisht në gatim, dhe në kuzhinën indiane, qimnon është një erëz tradicionale.
Çaj qimnoni
Çaji nga kjo erëz është një pije e shkëlqyer me pak kalori që stimulon tretjen dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrës në stomak. Përveç kësaj, çaji i qimnonit shtyp oreksin dhe përshpejton procesin e humbjes së peshës.
Për të bërë këtë pije, shtoni një lugë çaji qimnon të bluar në një gotë me ujë dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, kullojeni dhe pijeni me stomakun bosh kur të zgjoheni.