Dukagjini kërkon fitore për t’i ikur fundit, Llapi për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Dukagjini kërkon fitore për t’i ikur fundit, Llapi për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 17-të në BKT Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, pasi vendasit synojnë t’i shmangen rënies, e Llapi janë në garë për pozitat e para.

Klinasit nuk kanë fituar në tri sfidat e fundit dhe duan që sot ta bëjnë një gjë të tillë.

Në anën tjetër Llapi ka një ecuri fantastike në pesë sfidat e fundit ku ka marrë katër fitore e një barazim dhe synon vazhdimësinë e rezultateve të mira.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Kuqi, Basriu, Shala, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Jashanica, Chibueze.

Llapi: Coric, Idrizi, Prenci, Emini, Ramadani, Selmani, Maliqi, Krasniqi, Shabani, Rivera, Firmino./Gazeta Enigma/

Related Articles