Sulmuesit e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao dhe Ante Rebic janë stërvitur sot me pjesën tjetër të grupit dhe pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Romës të enjten.
Stefano Pioli ka mundësi të ketë në dispozicion treshen e tij sulmuese kur kuqezinjtë e presin skuadrën e José Mourinhos në Stadio Meazza të enjten.
Leao humbi tri ndeshjet e fundit të Serie A me një dëmtim të bicepit, ndërsa Rebic kishte qenë jashtë fushës për gati dy muaj, fillimisht për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe më pas për shkak të problemeve muskulare. Ibrahimovic humbi ndeshjen e fundit të vitit 2021 kundër Empolit me probleme në gju.
Sipas korrespondentit të Milannews, Antonio Vitiello, Ibra, Leao dhe Rebic të gjithë u stërvitën me pjesën tjetër të skuadrës sot në Milanello, kështu që të gjithë pritet të jenë në dispozicion kundër Romës kur Serie A të rifillojë të enjten.
Davide Calabria gjithashtu është rikuperuar nga një dëmtim dhe do të rikthehet kundër Romës, edhe pse Alessandro Florenzi mund të startojë si mbrojtës i djathtë.