Pioli: Milani beson edhe më shumë pas fitores ndaj Romës

Pioli: Milani beson edhe më shumë pas fitores ndaj Romës

Stefano Pioli ka thënë se fitorja 2-1 ndaj Romës do t’i japë Milanit edhe më shumë besim që mund të sfidojë për Scudetton.

Kuqezinjtë kishin kaluar në epërsi 2-0 në Olimpico kur gjuajtja e lirë e Zlatan Ibrahimovic kaloi murin mbrojtës dhe ai u rrëzua nga Roger Ibanez për një penallti të cilën në gol e konvertoi Franck Kessie. Theo Hernandez mori një karton të dytë të verdhë, që do të thotë se ai do të suspendohet për Derbin della Madonnina të javës së ardhshme kundër Interit dhe goli i Stephan El Shaarawy në kohën shtesë krijoi një derbi të tensionuar.

Rezultati 2-1 e mban Milanin në krye të tabelës së Serie A me Napolin, pasi të dy siguruan 10 fitore dhe një barazim.

“Ne luajtëm me karakterin, me idetë dhe qasjen tonë”, deklaroi Pioli për DAZN.

“Roma është një skuadër cilësore, ne dolëm shumë mirë me 11 kundër 11, vazhduam të përpiqeshim të shënonim më shumë gola dhe ky është karakteri që na duhet në ndeshje kaq të rëndësishme”.

“Ne po kalojmë një periudhë pozitive të formës, kështu që ne duhet të kalojmë këtë valë, të jemi të guximshëm dhe të sigurt, kështu që jam shumë i lumtur”, ka shtuar më tej strategu i Rossonerëve.

Pioli ka marrë këtë verë disa transferime që i kishte kërkuar, derisa edhe në këtë sezon shihen si favoritë për të fituar Serie A-në.

Related Articles