Barcelona ka marr një fitore shumë të vlefshme ndaj Dinamo Kiev me rezultat 1-0 në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Katalunasti ishin të vetëdijshëm që vetëm fitorja do t’i mbante në lojë për të kaluar fazën e grupeve dhe që nga minuta e parë u hodhën në sulm.
Sergino Dest rrezikoi i pari që në minutën e dytë, por pa sukses.
Lukk de Jong kishte dy raste të mira në minutat 19’ dhe 21’, por holandezi nuk ishte i saktë,
Goli erdhi në minutën e 36-të, kur Jordi Alba harkoi bukur në zonë, duke e gjetur kokën e Gerard Pique që shënoi për 1-0.
WHAT A GOAL BY GERARD PIQUE AGAINST DYNAMO
Who needs Luuk De Jong when you can have Pique !!!
pic.twitter.com/n9tC1cyZM5— Ziad is in less pain (@Ziad_EJ) October 20, 2021
Në pjesën e dytë Ronald Koeman futi në lojë dyshen Ansu Fati dhe Philippe Coutinho.
Pikërisht Fati rrezikoi i pari në minutën e 53-të, por pa arritur të gjejë rrjetën.
Viktor Tsygankov kishte rastin e vetëm për Dinamo Kievin në minutën e 71-të, ku nuk qëlloi në portë.
Coutinho kishte dy rastet e fundit në minutat 71 dhe 78-të, ku braziliani nuk shënoi.
???? ???????????????? ???????????????? !! ????#BarçaDynamo pic.twitter.com/VNacPdGIb1— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2021
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona mori fitoren e parë në fazën e grupeve.