“Piranjat” kanë startuar puntatën e dytë nën drejtimin e Floriajn Binajt dhe Arilena Arës, këtë herë me surpriza të tjera.
Agjentët e “Piranjave” kanë depërtuar brenda një “Shtëpie bari” në Barcelonë në Spanjë, aty ku është i punësuar një i ri shqiptar.
I riu ka treguar për gazetaren Erjola Nasi, se kanë qenë kushtet ekonomike ato që e kanë detyruar të emigrojë dhe të bëjë një punë të tillë për të fituar më shumë para.
Ai ka rrëfyer për gazetaren se për punën që bën brenda “Shtëpisë së barit” paguhet 2 mijë euro në muaj, por herë pas here merr edhe bonuse nga shefi, në varësi të fitimeve.
Ndërkohë që ka rrëfyer të gjithë procedurën e rritjes së bimëve të kanabisit deri tek procesi i tharjes dhe më pas shitja në treg.
Sipas tij për kultivimin e bimëve të kanabisit deri në momentin që ato dalin në treg duhen rreth 3 muaj.
Ndërsa ka theksuar se aktualisht çmimi i një kilogrami kanabis në Spanjë shitet nga 2500 deri në 2600 euro.
Në fund të intervistës për gazetaren e Piranjave, djali ju ka bërë apel të gjithë të rinjve shqiptarë, duke ju thënë që të zgjedhin punë të tjera, pasi puna në një “Shtëpi bari” bart mjaft rreziqe./Abcnews.al