Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se pala kosovare dhe ajo serbe e dinë të dyja se progresi në normalizimin e marrëdhënieve lidhet edhe me atë të evropian.
Në një konferencë për media, ajo shtoi se “topi” është tek të dyja palët, dhe se përgjigja ndaj tyre sa i përket BE-së është shumë e qartë.
“Mendoj se përgjigja është shumë e qartë, ne e kemi proecin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, e kemi një shef të diplomacisë Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Topi është në duar të dy palëve, ato të dyja palët e dinë se cilat gjëra duhet të bëhen”.
“Palët janë pajtuar për ato, dhe të dyja e dinë se progresi i normalizimit ka të bëjë edhe me progresin në rrugën e tyre evropiane, mendoj se gjërat janë shumë të qarta, po ashtu edhe korniza është shumë e qartë”, ka thënë Pisonero.