Sipas njoftimit të KSHZ-së dalja në votim deri në orën 11:15 ka qenë 9.38%. Të drejtën e votës deri në këtë kohë e kanë shfrytëzuar 154.275 qytetarë.
Komuna e Çairit është ndër komunat shqiptare me më shumë dalje me 9.42, pasuar nga komuna e Sarajit me 9.27%, ndërsa Tetova ka dalje vetëm 6.73%.
Komuna e Gostivarit ka dalje 5.10%, Kërçova 11.90%, Struga me 8%, Tearca ka 6.44%, Dollneni me 9.52%.
Komuna e cila ka jehonë më të ulët në votime është Komuna e Vrapçishtit me vetëm 2.54%.