Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është duke vazhduar me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.
Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, deri në ora 15:00, kanë dhuruar gjak 60 punonjës të Policisë së Kosovës.
Numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në Policinë e Kosovës nga data 16 nëntor e deri më sot ka arritur në 158./Gazeta Enigma/