Plaçkitja e armatosur në Suharekë, reagon kryetari i komunës: Po punohet në zbardhjen e rastit

Plaçkitja e armatosur në Suharekë, reagon kryetari i komunës: Po punohet në zbardhjen e rastit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave.

Për pasojë, një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se  po punohet në zbardhjen e rastit”.

“Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.

Related Articles