Plagoset me armë zjarri një burrë në Fushë Kosovë

Plagoset me armë zjarri një burrë në Fushë Kosovë

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, teksa dy të tjerë mbetën të ende të panjohur për policinë.

I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Për këtë rast policia ka identifikuar edhe një person që gjendet në arrati.

“Rr.Nëna Terezë-Fushë Kosovë,20.12.2023-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur  ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur. I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati. Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

Related Articles