Plagoset me armë zjarri një grua në Prizren.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.