Një person është plagosur me armë zjarri para pak çasteve në Dragash.
Burimet e IndeksOnline kanë njoftuar se plagosja ka ndodhur afër xhamisë së qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.
Në pranga ka përfunduar një i dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.