Plagoset një person në Fushë Kosovë, të dyshuarit ikin nga vendi ngjarjes

Plagoset një person në Fushë Kosovë, të dyshuarit ikin nga vendi ngjarjes

Në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa ka treguar se i dyshuari i ka qenë i shoqëruar nga tre persona dhe kanë sulmuar dy persona tjetër, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e për tretman të mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga tre persona kanë sulmuar viktimat meshkuj  kosovarë ku njëri prej viktimave ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor  në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Related Articles